Termet në Kosova dhe Greqi
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Kosova është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.0 sipas shkallës Rihter sot në mëngjes, me epiqendër në fshatin Kozaricë të Obiliqit.
Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmologjik i Kosovës për Klankosova.tv ka bërë të ditur se tërmeti ndodhur rreth orës 07:33.
“Thellësia hipoqendrore ishte tri kilometra. Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e fshatit dhe përreth tij”, ka thënë Mustafa.
Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin tonë, i mirëmbajtur nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Shkencë-Matematikor në Shkup, mëngjesin e sotëm herët, më 15.08.2024, ka regjistruar një tërmet epiqendra e të cilit ndodhet. në Republikën fqinje të Greqisë dhe i përket zonës epiqendrore Gjevgjeli-Gumendzë, 140 km në juglindje të Shkupit, njofton Observatori Sizmologjik.
Tërmeti ka ndodhur në orën 03:24 me magnitudë lokale ML2.4.
Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga banorët e Bogdancit dhe rrethinës, me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.