Rohde: Këshillat e ndërkombëtarëve duhet të merren parasysh
Në vazhdën e diskutimeve për hapjen e Urës së Ibrit, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se këshillat e ndërkombëtarëve duhet të merren parasysh.
Sipas tij mirëpritet koordinimi siç ka thekuar kryeministri Albin Kurti e poashtu nevojitet de-përshkallëzimi i retorikës.
“Mbështetje e plotë për @NATO_KFOR-in dhe vijat e qarta të kuqe, përfshirë për urën e Mitrovicës. Veprimet e njëanshme të vitit të kaluar që shkaktuan lëndime të ushtarëve dhe civilëve të KFOR-it nuk duhet të përsëriten. Këshillat duhet të merren parasysh. Nevojitet de-përshkallëzimi i retorikës; mirëpresim koordinimin siç theksoi Albin Kurti”, tha Rohde në një postim në rrjetin social X.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se hapja e urës nuk është kundër askujt, aq më pak kundër partnerëve të Kosovës.
https://kosovapress.com/kurti-kosova-eshte-shtet-normal-dhe-urat-duhet-te-jene-te-hapura
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi deklaroi se po vazhdojnë koordinimet me partnerët ndërkombëtarë për Urën e Ibrit në Mitrovicë.
https://kosovapress.com/krasniqi-per-hapjen-e-ures-se-ibrit-do-te-kete-koordinim-per-secilin-veprim-te-ndermarre