Situata në Urën e Ibrit në Mitrovicë deri tani është e qetë. Aty shihen qytetarë duke kaluar, derisa rreth pesë vetura të karabinierëve italianë të KFOR-it po qëndrojnë mbi urë, raporton KosovaPress,
Raportohet se para një ore në Urën e Ibrit ishin të pranishme rreth tri autoblinda të KFOR-it. Kështu, ky mision ka shtuar patrullimet afër urës.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ekziston një rrezik real i lidhur me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.
Ndërsa, sot në mbledhjen e qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se hapja e urës nuk është kundër askujt, aq më pak kundër partnerëve të Kosovës, e shtet ynë është shtet normal dhe urat e saj duhet të jenë normale, që do të thotë të hapura.