Kurti: Kosova është shtet normal dhe urat duhet të jenë të hapura
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se hapja e urës nuk është kundër askujt, aq më pak kundër partnerëve të Kosovës, e shtet ynë është shtet normal dhe urat e saj duhet të jenë normale, që do të thotë të hapura.
Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka komentuar takimin me komandantin e KFOR-it, me të cilin kanë diskutuar edhe për hapjen e urës mbi lumin Ibër, tha se e konsiderojnë si një gjë të drejt, të nevojshme dhe të dobishme për të gjithë.
“I kemi mirëpritur raportet preliminare të vlerësimit të qëndrueshmërisë së urës. Rezultatet përkatëse të këtyre raporteve i kemi ndarë dje me komandantin e KFOR-it dhe ekipin e tij, në frymën e konsultimeve dhe koordinimit të vazhdueshëm që kemi. Qeveria e Kosovës dhe unë si kryeministër besojmë thellësisht liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit në njërën anë dhe paqja e siguria në anën tjetër janë të mundura bashkë dhe të duhura për vendin, shoqërinë, shtetin , qytetarët dhe komunitetet. Ne do të vazhdojmë konsultimet dhe koordinimin me partnerët tanë. Hapja e urës nuk është kundër askujt, aq më pak kundër partnerëve tanë. Kosova është shtet normal dhe urat e saj duhet të jenë normale, që do të thotë të hapura“, tha ai.