Google prezanton veçori të reja të inteligjencës artificiale për pajisjet Android
2-Second
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

 Google prezantoi të martën veçori të reja të inteligjencës artificiale (AI) për pajisjet Android dhe linjën e saj të re të telefonave inteligjentë dhe pajisjeve të veshura.

Gemini Live, një celular që i lejon përdoruesit të kenë biseda të lira me modelin e AI, do t'i kthejë pajisjet celulare në një asistent të fuqishëm të AI, tha kompania në blogun e saj.

“Me Gemini të integruar thellësisht në Android, ne po rindërtojmë sistemin operativ me AI në thelb dhe po ripërcaktojmë se çfarë mund të bëjnë telefonat”, tha presidenti i Android Ecosystem Sameer Samat.

Gemini Live u bë i disponueshëm të martën për abonentët e avancuar në anglisht në telefonat Android, ndërsa do të zgjerohet në sistemin operativ iOS të Apple dhe në më shumë gjuhë në javët e ardhshme.

Apple, ndërkohë, pritet të lansojë AI-n e vet, Apple Intelligence, në iPhone, iPad dhe Mac më vonë këtë vit.

Google zbuloi linjën e tij më të fundit të telefonave inteligjentë Pixel - Pixel 9, Pixel 9 Pro, Pixel 9 Pro XL dhe Pixel 9 Pro Fold - të cilët vijnë me veçoritë AI të Gemini.

Firma e teknologjisë prezantoi gjithashtu orën e saj më të re inteligjente, Pixel Watch 3 dhe kufjet Pixel Buds Pro 2 në një ngjarje Made by Google të mbajtur në selinë qendrore të kompanisë në Mountain View, Kaliforni.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024