MASHTI subvencionon tekstet shkollore por nuk e di koston e përgjithshme dhe as çmimet e librave
Lajme
Lexohet për: 3 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka vendosur që edhe këtë vit subvencionimi për blerjen e teksteve shkollore dhe mjeteve shkollore do të mundësohet nga MSHHTI-i, sikur vitin e kaluar. Megjithatë, nuk e di se sa do të jenë çmimet e librave dhe as kosto e përgjithshme që do t’i kushtojë ministrisë për këtë subvencionim.

Në sistemin e-Kosova do të jenë dy module, ai për nxënësit nga klasa e parë e deri në të pesë, që përfitojnë nga 80 euro për tekstet dhe materialet shkollore, si dhe moduli i dytë për nxënësit nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë, që përfitojnë 110 euro.

Ministrja Nagavci në një konferencë për media tha se të gjithë prindërit mund të aplikojnë në e-Kosova.

Edhe pse ajo e pranoi se ka pas sfida në terren sa i përket procesit në subvencionimit të teksteve, theksoi se vitin e kaluar kanë dërguar shkresë të drejtoritë komunale dhe nuk kanë pasur asnjë ankesë.

Nagavci është arsyetuar edhe për faktin se po vazhdojnë me subvencionim të teksteve ku kosto është shumë me e lartë, e jo si vitet e mëhershme.

Ajo shtoi se po mirëpret raportin e komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve të shkollave, duke besuar që do të jetë raport profesional, por si ministre garantoi që ka qenë proces transparent dhe pa asnjë keqpërdorim.

Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi njoftoi se janë 218689 nxënës që përfitojnë nga subvencionimi për tekstet dhe mjetet shkollore, ku përfshihen edhe 5 vjetarët që janë regjistruar në klasën e parë. Megjithatë, tha se nuk dihet se si do të jenë çmimet e librave dhe as kosto e përgjithshme që do t’i kushtojë ministrisë për këtë subvencionim.

“Shumat për 1 deri në pesë janë 80 euro, kjo varet prej numrit të aplikimeve, mendoj që ky është kalkulim i lehtë, veç për ta sqaruar si procedurë, ne kemi takim me shtëpitë botuese të cilat do të obligohet t’i publikojnë të gjitha çmimet, ne nuk mund të predikojmë për kosto përderisa nuk i kemi çmimet përfundimtare të shtëpive botuese me të cilët kemi takim “, tha ai.

Në këtë konferencë u tha se janë rishikuar disa tekste shkollore dhe do të vazhdojnë edhe tutje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024