A do të bëhet subvencionimi i teksteve shkollore edhe sivjet? Flet Nagavci
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se edhe këtë vit subvencionimi për blerejen e teksteve shkollore do të mundësohet nga MSHHTI-i sikur vitin e kaluar.

"Edhe sivjet tekstet mësimore do te ofrohen sipas praktikës së vitit të kaluar. Aplikomi në e-Kosova do të mund të bëhet nga nesër", deklaroi ajo, ra[porton KosovaPress.

Kështu u shpreh ajo pas takimit me drejtorët komunal të arsimit, ku është diskutuar për përgatitjet e fillimit të vitit të ri shkollor.

Ajo ka shtuar se “Sipas kërkesave, nxënësit nga klasa 1-5 do të subvencionohen me nga 80 euro, nga klasa 6-9 do të ndahen nga 110 euro”.

Më tej ajo Nagavci se procesi i subvencionimi me tekste shkollore ka qenë procesi më transparent.

Kështu u përgjigj ajo, teksa në konferencë për media u përmend Komisioni Hetimor Parlamentar dhe ankesat e prindërve sa i përket këtij procesi.

Para mediave, Nagavci u shpreh se deri më 31 maj të këtij viti kanë vijuar me realizimin e pagesave.

"Arsyeja është e thjesht sepse është një proces që ju mundëson prindërve transparencë që të pajisen me tekste shkollore dhe qe shmang të gjitha raportimet për keqpërdorime", deklaroi ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024