Mëngjesin e sotëm është raportuar për një shpërthim zjarri në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Bëhet fjalë për zjarr në një objekt biznesi, ku janë djegur 20 vetura të parkuara.I lënduari është njëri nga bashkëpronarët e biznesit “Karting Arena”, Nexhmedin Geci, i cili tha se lëndimet i ka marrë në përpjekje për të shuar zjarrin.
Lëndimet e tij përfshinin zonën e duarve, porse tregoi se nuk është diçka serioze.Geci potencon se shkaktimi i zjarrit nuk ka qenë i qëllimshëm, porse është ndezur në deponinë e benzinës.
Ai tregoi se zjarrfikësit kishin mbërrirë në vendin e ngjarjes për rreth 15 minuta.
“Nga zjarri janë përfshirë 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi. Në këtë rast është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që pas lokalizimit të zjarrit, hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse po kryejnë hetimet rreth rastit i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Ahmeti.