Agonia nuk mbaron kurrë: Kapiteni i Chelseat lëndohet sërish
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Futbollisti i Chelseat, Reece James ka pësuar një lëndim në shpinë, për këtë arsye nuk mund t'i ndihmojë bashkëlojtarët në muajin e ardhshëm.

Ai u lëndua gjatë stërvitjeve në Cobham, pasi skuadra u kthye nga turneu në Shtetet e Bashkuara.

Mbrojtësi i djathtë me siguri do të mungojë në tri ndeshjet e para në Premier Ligë për shkak të pezullimit që mori kur u përjashtua në fund të ndeshjes së mëparshme.

Anglezi më parë humbi një pjesë të madhe të garës në vitin 2024 për shkak të një dëmtimi që pësoi në dimër, ndaj nuk u ftua as në evropian.

James përfitoi nga kjo për t'u përgatitur sa më mirë para fillimit të sezonit. Ai filloi secilën nga pesë miqësoret e para të Chelseat përpara se të pësonte fat të keq.

Skuadra e menaxherit të ri Enzo Maresca hap sezonin kundër kampionëve Manchester City në “Stamford Bridge” më 18 gusht.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024