Beteja për ligjshmërinë e hidrocentraleve në Deçan, thahet Lumbardhi e degradohet ambienti
Lexohet për: 4 min.
Hidrocentrali-110824
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Qytetarët nga Deçani shprehen të shqetësuar nga operimi i tri hidrocentraleve në shtratin e lumit Lumbardh. Faton Selmanaj, Muharrem Lulaj e Xhavit Kuçi bashkë me GLPS-në dhe organizatën “Pishtarët" i janë drejtuar edhe instancës së fundit të drejtësisë, me qëllim të mbrojtjes së mjedisit. Ata thonë se hidrocentralet "Belleja", "Deçani" dhe "Lumbardhi ll" kanë shkaktuar dëme të mëdha, degradim të natyrës, e humbje të disa burimeve të ujit. Deçanasit dhe organizatat joqeveritare kanë kërkuar nga Kushtetuesja që ta bëjnë vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës Supreme, e cila i pati vlerësuar si të ligjshme vendimet për dhënien e lejeve ujore dhe atyre mjedisore për këto tri hidrocentrale.

Sipas tyre, Supremja ka shkelur katër nene të Kushtetutës. Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu deklaron për KosovaPress se pëlqimet mjedisore e lejet ujore janë dhënë më parë, për çka thekson se tashmë janë “fakt i kryer".

KosovaPress ka kontaktuar kompaninë "Kelkos Energy”, ku kanë thënë se "nuk i komentojnë vendimet e gjykatave e as të Ministrisë”.

Muharrem Lulaj thotë se nga viti 2013 ka paditur Komunën e Deçanit, Agjencinë e Pyjeve dhe kompaninë "Kelkos" për ndërtimin e hidrocentralit "Belleja" në pronën e tij, në hapësirë prej 22 ari. Ai këtë padi e përsëritë çdo vit, ani pse qe gjashtë vjet nuk ka marrë përgjigje nga Gjykata Supreme.

Përveç padisë së tij, ai bashkë me dy qytetarë të tjerë, GLPS-në dhe organizatën "Pishtarët" kanë adresuar shqetësimet e tyre në Kushtetuese mbi operimin e tri hidrocentraleve në shtratin e lumit Lumbardh të Deçanit.

Liridon Salihi nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë se kjo kërkesë i është dërguar Kushtetueses më 17 korrik për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës Supreme, e cila ka hedhur poshtë padinë e tyre.

Gjykata Themelore në Prishtinë i vlerësoi të sakta të gjitha këto pretendime, duke vërtetuar që të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me tri hidrocentralet e Deçanit ishin nxjerrë në mënyrë të kundërligjshme. Por pas ankimimit të këtij aktgjykimi, Gjykata e Apelit dhe Supremja e hedhur poshtë padinë e GLPS-së, organizatës "Pishtarët" dhe tre qytetarëve duke lënë në fuqi të gjitha vendimet e ministrisë dhe ZRrE-së.

Adem Lushaj nga shoqëria civile nuk është optimist se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë në favor të mbrojtjes së mjedisit.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj thotë për KosovaPress thotë se operimi i hidrocentraleve do të duhej të bazohej në normat për mbrojtjen e ambientit.

Megjithatë, ai thotë se si komunë nuk kanë kompetencë dhe se me padi po legjitimohet edhe më shumë kompania.

Ndërkaq, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu arsyetohet se pëlqimet mjedisore e lejet ujore janë dhënë më herët, për çka shprehet se tashmë janë fakt i kryer.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike pret që kërkesa e tyre  brenda një kohe të arsyeshme të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese dhe të anulojë vendimin e Gjykatës Supreme si të kundërligjshëm, po ashtu që procedurat për dhënien e lejeve dhe operimit të hidrocentraleve të shkojnë me koncesion dhe jo me leje ujore.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024