Rama: Fluks pushuesish në veri të vendit, lajmi më i bukur i sezonit
Turizem
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Veriu i vendit vijon të ngelet destinacion shumë i kërkuar për turistët e huaj që vizitojnë  Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “lajmin më të bukur të këtij sezoni të jashtëzakonshëm, me shifrat e të gjitha portave hyrëse të vendit që flasin për një rritje të lartë të numrit të vizitorëve e turistëve të huaj, e ka sjellë veriu”.

Kryeministri theksoi se “programi kombëtar i Rilindjes Urbane, infrastruktura rrugore turistike e ndërtuar në dekadën e fundit pikërisht me këtë vizion strategjik, rrjeti i ri i agroturizmave e bujtinave, kanë sjellë një fluks të madh pushuesish drejt bukurive mahnitëse të Shqipërisë së Sipërme”.

“E në këtë zhvillim të ri për Shqipërinë turistike, Shkodra e të gjitha bukurive, e ridalë tanimë nga agonia e gjatë dhe plot turistë ngado, është qershia mbi tortë; e kjo foto si një copë parajse është bash nga Dajçi i Shkodrës”, u shpreh Rama, ndërsa ndau foton në rrjetet sociale./ATSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024