Rama ndan pamje nga kalaja e Gjirokastrës: Turistë nga e gjithë bota
Turizem
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Rritja e numrit të vizitorëve të huaj në Shqipëri ka rritur ndjeshëm interesin edhe ndaj trashëgimisë kulturore të vendit.

Kalaja e Gjirokastrës është një prej këtyre destinacioneve që tërheqin gjithnjë e më shumë tursitët e huaj, falë vlerave historike dhe arkitekturore. Ajo vazhdon të ngelet monumenti më i preferuar për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kalaja e Gjirokastrës që çdo ditë vizitohet nga turistë nga e gjithë bota.

Vetëm për muajin korrik numri i turistëve që kanë vizituar kalanë e Gjirokastrës është rritur me 13.78%, krahasuar me vitin 2023, ndërsa shifrat arrijnë në 116,35% nëse krahasohen me dy vjet më parë.

Në korrik u regjistruan 35,996 vizitorë, ose 4,359 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2023 ose 19,358 vizitorë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022.

Gjirokastra, apo siç njihet ndryshe “qyteti i gurtë” është ndër qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Simboli kryesor i qytetit është kalaja, e lidhur ngushtë me vetë qytetin. Ajo është e vendosur mbi një kodër, rreth 370 m mbi nivelin e detit./ATSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024