Aksidenti tragjik në Brazil, presidenti shpall tre ditë zie kombëtare
Asnjë nga 57 pasagjerët dhe katër anëtarët e ekuipazhit në avionin që u rrëzua në Vinhedo të Sao Paulos në Brazil nuk i mbijetoi aksidentit ndërkohë që presidenti Inazio Lula Da Silva ka shpallur tre ditë zie kombëtare.
Avioni humbi rreth 5 kilometra lartësi në me pak se 2 minuta dhe u rrëzua në kopshtin e një shtëpie ku ndodheshin tre persona që fatmirësisht mbeten të padëmtuar.
Të dhënat e shërbimit suedez që monitoron fluturimet në kohë reale, thanë se avioni u ngrit në orën 11:56 dhe u rrëzua në orën 13:22. Por në këtë udhëtim tragjik jo të gjithë ata që duhet të udhëtonin kishin arritur të hipnin në avion pasi kishin mbërritur me vonesë.
Ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë për të rikuperuar mbetjet, ekspertët kanë filluar studiojnë shkaqet e mundshme të aksidentit.
Modeli avionit ATR-72 me dy motorrë në pronësi të kompanisë braziliane Voepas u ngrit pa probleme në orën 11.50 të mëngjesit nga aeroporti Kascavel, në shtetin Parana, në Brazilin jugor drejt aeroportit Guarulhos ku si shkak i rrëzimit dhe nuk mbërriti./TCh
https://kosovapress.com/rrezohet-nje-aeroplan-ne-brazil
https://kosovapress.com/rrezimi-i-aeroplanit-ne-brazil-kompania-ajrore-del-me-detaje-te-reja
https://kosovapress.com/asnje-i-mbijetuar-nga-rrezimi-i-aeroplanit-ne-brazil