FSK e Ajova mbajnë ushtrimin e përbashkët në mjekësi fushore
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizituan sot ushtrimin e përbashkët të FSK-së dhe ushtrisë amerikane.

Ata përcollën nga afër realizimin e ushtrimit fushor mjekësor, që është duke u realizuar së bashku me personelin mjekësor të Gardës Kombëtare të Ajova-s dhe ushtarakëve të Regjimentit të Mjekësisë së FSK-së, në kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit në mes dy forcave.

Ky ushtrim është duke u realizuar në kuadër të planit të trajnimeve me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të mjekësisë fushore ROL1 dhe ROL2 , dhe ngritjes së bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Ajova-s së SHBA-së.

Regjimenti i Mjekësisë së Komandës së Logjistikës gjatë realizimit të ushtrimit që fokus ka punën praktike, testimin në fusha të ndryshme si C3/C4, 9 Linjëshi, Triazhimi, evakuimi mjekësor, trajtimi i rasteve emergjente, evakuimi ajror që në thelb kanë përgatitjen trajnimin dhe ekzekutimin e raste reale në fushëbetejë.

Ministri Maqedonci dhe gjenerallejtënant Jashari vlerësuan lart bashkëpunimin dhe ndihmën e Gardës Kombëtare të Ajova-s, në ngritjen e kapaciteteve mjekësore në Forcën e Sigurisë së Kosovës, por edhe në fusha tjera.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024