Dogana konfiskon bizhuteri e parfume në Merdare
Biznes
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Dogana e Kosovës sot gjatë një kontrolli në pikë kalimin kufitar Merdare ka zbuluar dhe sekuestruar 468 copë bizhuteri të ndryshme dhe 6 kilogramë të koncentratit për parfume.

Gjetja e mallrave të padeklaruara ka ndodhur në pjesën e pasme të kapakëve të një autobusi që vinte nga Luksemburgu për në Kosovë.

Në njoftim thuhet se është njoftuar pala se mos deklarimi i mallrave përbën shkelje dhe se ndaj tyre do të shqiptohet kundërvajtje doganore. Vlera e mallrave të ndaluara është rreth 1 mijë euro.

Dogana thotë se do të vazhdojë të angazhohet në parandalimin e kontrabandës dhe në sigurinë e kufijve, duke garantuar që çdo mall të trajtohet sipas ligjeve dhe rregullave të aplikueshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024