Drishti mesjetar, i preferuari i turistëve
Turizem
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Drishti mesjetar, gjurmët e të cilit gjenden rreth 15 km larg qytetit të Shkodrës, gëzon një pozitë gjeografike të privilegjuar që ka kushtëzuar krijimin e peizazheve natyrore mjaft të pëlqyeshme për turistët.

Ekipi i mirëmbajtjes së DRTK Shkodër, u përqendrua së fundmi në mirëmbajtjen dhe sistemimin e qytetit mesjetar të Drishtit, strukturat e objekteve publike mesjetare dhe pastrimin e rrugëkalimeve, për të krijuar lehtësi në vizitueshmërinë e tij.

Drishti gjendet në verilindje të qytetit të Shkodrës dhe përbëhet nga 4 lagje kryesore, një prej të cilave është lagjja Kala. Ky qytet është dëshmi e autoktonisë dhe vazhdimësisë nga Antikiteti i Vonë deri në ditët e sotme.

Është një nga qendrat më të rëndësishme të asaj periudhe. Shumë udhëtarë të njohur dhe të rëndësishëm kanë vizituar Drivastum-in, siç njihej dikur. Zona ka qenë objekt studimi prej kohësh dhe një qendër e rëndësishme e Mesjetës shqiptare. Gërmimet filluan në vitin 1988. Një vit më vonë u zbuluan konturet e një kishe që konsiderohet më e madhja e këtij qyteti./ATSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024