Rasti Noizy, ZKPSH dënon kërcënimet ndaj Shkodran Nikçit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH), dënon kërcënimin e bërë zyrtarit të lartë për komunikim me publikun në Prokurorinë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, si rrjedhojë e prononcimeve të punës së tij zyrtare mbi veprimet e ndërmarra nga Prokurori i Shtetit për rastin e rrahjes në një diskotekë në Pejë, ku ishin të përfshirë shtetas të Shqipërisë.

Prokurori i Shtetit paralajmëron se në bashkëpunim me institucionet tjera ligj zbatuese dhe autoritetet shqiptare do t'i ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe do ta trajtojnë me seriozitet të lartë këtë çështje, në mënyrë që kërcënuesi të përgjigjet sa më parë para drejtësisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka shpallur në kërkim këngëtarin Rigels (Bashkim) Rajku - Noizy dhe Bahtjar (Shasivar) Bajraktari, të cilët kërkohen për veprën penale lёndim i rёndё trupor.

Policia e Kosovës ka lëshuar një fletarrest ndaj Noizy pasi ai nuk është paraqitur në stacionin policor pas ftesës së dërguar.

Ndërkohë Noizy dhe Dj Crax janë kapur nga autoritetet në Shqipëri dhe aktualisht ndodhen në paraburgim në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, në pritje për t’u ekstraduar.

Ata kanë rënë në pranga në Shëngjin, ndërsa është ende në kërkim Stresi, pas një sherri në një nga klubet e Pejës mes tyre dhe personazhit të famshëm në TikTok, Medi Iseni.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024