Arsenijeviq mohon të ketë penguar zyrtarët në kryerjen e punës së tyre
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Lideri i Demokracisë Serbe Aleksandar Arsenijeviq ka folur pas lirimit të tij nga Policia e Kosovës, për pengim të zyrtarëve që po lyenin murin afër urës kryesore mbi Ibër në Mitrovicë.

Ai ka treguar momentin e arrestimit nga Policia e Kosovës, por ka mohuar të ketë penguar zyrtarët në kryerjen e detyrave të tyre, teksa ka shtuar se janë për tolerancë ndëretnike.

“Dua t'u them të gjithë qytetarëve, pa dallim kombësie, se duhet të kemi paqe, të kemi tolerancë, të respektojmë njëri-tjetrin”, ka thënë Arsenijeviq.

Ndryshe, një numër i qytetarëve serbë kanë protestuar sot në Mitrovicën e Veriut pas arrestimit të liderit të Demokracisë Serbe Aleksandar Arsenijeviq nga Policia e Kosovës, pasi ky i fundit së bashku me Stefan Velkoviq u arrestuan, për pengim të zyrtarëve që po lyenin murin afër urës kryesore mbi Ibër. Pas lirimit të tij, qytetarët kanë duartrokitur dhe Arsenijeviq ka shpalosur flamurin serb para qytetarëve serbë. Arrestimi i Arsenijeviq dhe Velkoviq u bë në ditën kur në Mitrovicë të Veriut u mbajt një debat për hapjen e urës mbi lumin Ibër.

QUINT-i më 2 gusht deklaroi se aktualisht nuk e mbështesin hapjen e urës, ndërsa KFOR tha se çdo vendim për hapjen e urës duhet të merret në kuadër të dialogut. Ura aktualisht është e hapur vetëm për këmbësorë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024