Nëse e njihni këtë person, raportoni menjëherë në polici
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të kërkuar për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, e cila ka ndodhur më 3 gusht 2024 në rrugën “Adem Jashari” në Prizren.

Policia ka publikuar foton e personit të kërkuar bazuar në ligj me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren.

“Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren dhe e-mail adresa [email protected]”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024