Edhe dy ditë afat, ky është numri i patentë-shoferëve të konvertuar në RKS
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Qytetarët serbë në Kosovë po vazhdojnë me konvertimin e patentë-shoferëve ilegalë, në ato të Republikës së Kosovës, ndërkohë që deri në përfundim të afatit kanë mbetur vetëm edhe dy ditë.

Nga data 10 maj e deri më sot (e mërkurë) numri i tyre ka shkuar në 5 mijë e 588.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, bën të ditur për KosovaPress se vetëm sot janë lëshuar mbi 270patentë-shoferë.

“Në Leposaviq janë lëshuar 106 patentë shoferë, në Mitrovicën Veriore 51, në Zveçan 48 dhe në Zubin Potok 33”, thekson Elshani.

Konvertimi ka nisur më 9 maj 2024 dhe do të vazhdojë deri më 9 gusht 2024.

Pas datës 9 gusht, qytetarët serbë që ndalohen nga policia e që nuk janë të pajisur me leje të Republik së Kosovës, konsiderohen se janë duke vozitur pa patentë-shoferë. Sipas ligjit, shuma e gjobës është nga 500 deri në 1 mijë e 500 euro.

https://kosovapress.com/ky-eshte-numri-i-patente-shofereve-te-konvertuar-ne-rks

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024