Media britanike “Daily Express”: Shqipëria duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve
Lajme
Lexohet për: 3 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Unë jam një ekspert udhëtimesh – kjo perlë e bukur e fshehur evropiane duhet të jetë në krye të listës suaj, sipas një artikulli të publikuar në të përditshmen britanike “Daily Express”.

Britanikët po zgjedhin gjithnjë e më shumë alternativa për një përvojë autentike, duke shkëmbyer ishujt mesdhetar dhe grekë me destinacione si Shqipëria!

Ndërsa turistët britanikë përgatiten për të nisur pushimet verore, eksperti i udhëtimeve Taib Dzemidzic – ka rekomanduar destinacionin e fshehur evropian – Shqipërinë – për një përvojë të paharrueshme.

Sipas raportit të tendencave të udhëtimeve 2024 të “Flash Pack” – drejtuesit e paketave kanë raportuar një rënie të turizmit në vendet e njohura si Mikonos dhe Santorini.

Britanikët po zgjedhin gjithnjë e më shumë një eksperiencë më të paprekur dhe autentike, duke shkëmbyer ishujt e Mesdheut dhe ato grekë me destinacione si Shqipëria.

Shqipëria ndodhet në Evropën Juglindore në Gadishullin Ballkanik. Ajo kufizohet me Malin e Zi në veriperëndim, Kosovën në verilindje, Maqedoninë e Veriut në lindje dhe Greqinë në jug.

“Peizazhet natyrore të Shqipërisë, nga Riviera deri në Alpet e thyera shqiptare, mbeten kryesisht të pacënuara”, tha eksperti i udhëtimeve, Taib Dzemidzic.

“Trashëgimia e saj kulturore është e pasur dhe e larmishme, ku shfaqen rrënoja të lashta, arkitektura osmane dhe fshatra tradicionale që ofrojnë një vështrim unik në të kaluarën”, shtoi ai.

Vizitorët mund të zbulojnë Rivierën Shqiptare, të notojnë në ujërat blu mahnitëse, të ecin nëpër parqet kombëtare dhe të vizitojnë muzetë dhe vendet kulturore.

Nëse po mendoni të udhëtoni vetëm, Shqipëria duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve!

“Ngrohtësia dhe mikpritja e popullit shqiptar i bëjnë vizitorët të ndihen të mirëpritur dhe të sigurt”, tha ai.

“Me trashëgiminë e saj historike magjepsëse, natyrën e pacënuar dhe përballueshmërinë, Shqipëria është destinacioni perfekt për aventurierët solo”, shtoi eksperti.

Në perëndim ka një vijë bregdetare përgjatë detit Adriatik dhe në jugperëndim kufizohet me detin Jon.

Vendi ofron një peizazh të larmishëm – me male, lugina dhe një vijë bregdetare mbresëlënëse. Alpet shqiptare në veri janë të njohura për peizazhet e tyre mahnitëse.

Shqipëria ka një trashëgimi të pasur kulturore me ndikime nga qytetërimet ilire, greke, romake, bizantine dhe osmane.

Destinacioni mesdhetar është shtëpia e disa prej vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, duke përfshirë qytetin antik të Butrintit dhe qendrat historike të Beratit dhe Gjirokastrës.

Plazhet dhe vendet kulturore që duhet të vizitoni me patjetër:

1. Plazhet:

Plazhi i Ksamilit

Plazhi i Dhërmiut

Plazhi i Jalës

Plazhi i Himarës

Plazhi Pulëbardha

Plazhi Lori

2. Vendet kulturore

Parku Kombëtar i Butrintit

Gjirokastra

Berati

Kalaja e Krujës/ATSH/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024