Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e Noizy
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e këngëtarit Rigels (Bashkim) Rajku -  Noizy dhe Bahtjar (Shasivar) Bajraktari, të cilët kërkohen për veprën penale lёndim i rёndё trupor.

Në një komunikatë policia kërkon nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në foto, të lajmërojë policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Noizy po kërkohet nga Policia e Kosovës pas një incidenti në një diskotekë në Pejë. Policia e Kosovës ka lëshuar një fletarrest ndaj Noizy pasi ai nuk është paraqitur në stacionin policor pas ftesës së dërguar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024