Kurti: Ajo që i ka ndodhur presidentes Osmani ka qenë përjetim i rëndë
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar të hënën se për incidentin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit, do të ketë një raport zyrtar që do të tregojë në hollësi atë se çfarë ka ndodhur më 2 gusht.
Albin Kurti në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha po ashtu se ajo që i ka ndodhur presidentes Vjosa Osmani ka qenë përjetim i rëndë. Derisa Mickoskika shprehur keqardhje për rastin e presidentes Osmani.
“Pa dyshim që ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e presidentes së Kosovës, shkëlqesisë së saj, zonjës Vjosa Osmani- Sadriu, më 2 gusht në Aeroportin e Shkupit, aq më tepër që ka qenë me familje dhe me dy vajzat e saj të vogla, Autoritete e Maqedonisë së Veriut, krerët shtetërorë këtu kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe do të ketë një raport zyrtar që do ta zbardhë këtë çështje në tërësi dhe në hollësi, edhe që të kuptojmë se çfarë saktësisht ka ndodhur, por edhe që të mos na përsëriten kurrë më situatat e tilla”, theksoi Kurti.
Kryeministri Albin Kurti nga Shkupi shprehu besimin se që raporti zyrtar do ta zbardh se çfarë ka ndodhur dhe siç u shpreh ai ‘duhet ta synojmë të vërtetën, dhe kurrsesi tensionimin’.
Ndërsa, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mickoski, ka përmendur rastin e presidentes Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit.
“I hapëm edhe temat që për dyja shtetet ën nivel politik janë të rëndësishme, veçanërisht ngjarja e fundit që ndodhi më 2 gusht me presidenten e Kosovës, po ashtu nga të pranishmit u nënvizua se sipas informacioneve që i kemi nga personat zyrtarë të Aeroportit, është se ndiqen standardet të qarta dhe procedura ndërkombëtare kur kemi fluturime komerciale dhe se në këto procedura i nënshtrohemi edhe unë si kryeministër i Maqedonisë, presidentja e Maqedonisë dhe të gjithë personat zyrtar që kalojnë pjesën VIP, edhe pse dua të them që unë nuk e përdori, por si qytetar i rëndomtë...”, theksoi Mickoski.
Kurti tha se dy vendet kanë bashkëpunim në të gjitha aspektet dhe kanë një trend pozitiv. Kurti përmendi edhe lehtësimin e qarkullimit kufitar, e veçanërisht në Han të Elezit.
Ai theksoi se të dyja vendet kanë bashkëpunim bilateral edhe në aspektin diplomatik e ekonomik, derisa ka përshëndetur përkrahjen e vazhdueshme të Maqedonisë së Veriut dhe përpjekjet për integrim në organizata ndërkombëtare, e sidomos në Këshill të Evropës dhe në NATO.