Kurti sot viziton Maqedoninë e Veriut
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Ai gjatë kësaj vizite, e cila është dakorduar më 20 korrik, do të shoqërohet nga ministra të kabinetit qeveritar.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë për KosovaPress se në agjendë të bisedimeve të kryeministri Kurti me homologun e tij Hristian Mickovski do të jenë raportet bilaterale Kosovë-Maqedoni e Veriut, me interes të veçantë projektet infrastrukturore.

Vizita e shefit të qeverisë kosovare vjen pak ditë pas incidentit në aeroportin e Shkupit me presidenten Vjosa Osmani, pasi sigurimi i aeroportit i kërkoi asaj ta dorëzonte telefonin personal.

MPJD e Kosovës i ka dërguar notë proteste Shkupit zyrtar, duke kërkuar sqarime dhe informata mbi këtë rast, ndërsa autoritetet maqedonase kanë bërë të ditur se janë duke e hetuar rastin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024