Një i vdekur e 15 të lënduar në një aksident të autobusit me turistë në Itali
Bota
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Një i vdekur dhe 15 të plagosur është bilanci i aksidentit në të cilin është përfshirë një autobus me turistë sot në Badia al Pino afër qytetit italian Firenca.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që kanë mbërritur për ndihmë edhe helikopterë nga Arezzo dhe Bolonja.

Të gjithë pacientët u dërguan në spitalet e Arezzo, Siena dhe Valdarno, siç raportohet në rrjetin X nga kryetari i rajonit të Toskanës, Eugenio Giani, i cili është në kontakt me drejtorin e përgjithshëm të ASL Toscana Sud-Est, Antonio D'Urso duke koordinuar planin me emergjencat në Arezzo, raporton ANSA.

Tash për tash nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës dhe as gjendja e të lënduarve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024