Zelensky në vendndodhje sekrete me avionët F-16: "Ne ia dolëm, ja ku janë"
Bota
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua
Ukraina ka marrë avionët e saj të parë luftarakë F-16 të prodhimit amerikan, konfirmoi sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
"F-16 në Ukrainë. Ne ia dolëm," tha Zelensky në një ceremoni në një vend sekret, i rrethuar nga avionë.
Ai falënderoi veçanërisht Danimarkën, Holandën dhe SHBA-në që ndihmuan në dorëzimin e avionëve pas 18 muajsh pritje, por menjëherë shtoi se duheshin shumë të tjerë.
Ardhja e tyre shënon një moment historik në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Ukrainës, e cila kryesisht mbështetet në avionët e vjetër të epokës sovjetike, raporton BBC.
Zelensky nuk specifikoi se sa avionë kishin mbërritur në Ukrainë apo nëse të gjithë ishin dërguar nga tre vendet e NATO-s që ai përmendi. Anëtarët e NATO-s, përfshirë Belgjikën dhe Holandën, kanë premtuar rreth 65 avionë F-16.
Këtë vit, Ukraina ka qenë nën kërcënimin e madh nga bombat rrëshqitëse ruse, të pajisura me komplete krahësh të tërhequr dhe module udhëzuese, të cilat u lejojnë rusëve të kryejnë goditje precize. Vetëm në mars, rreth 3000 u hodhën, kryesisht nga avionët bombardues Su-34.
Nëse Ukraina mund të mbrojë F-16-at e saj në terren, ka shpresë se ata mund të luajnë një rol të rëndësishëm në shtyrjen e avionëve rusë deri në pikën ku ata nuk mund të synojnë më forcat tokësore ukrainase me bomba rrëshqitëse.