Musliu apelon bashkësinë ndërkombëtare për Urën e Ibrit: Mbajtja e mbyllur i mban serbët e veriut në geto
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka apeluar bashkësinë ndërkombëtare për Urën e Ibrit, duke thënë se hapja e saj do t’i shërbejë jetës multietnike në vend.

Përmes një statusi në X, ai ka thënë se mbajtja mbyllur e saj, do t’i mbajë serbët e veriut në geto.

Drejtori i Institutit “Octopus” përmend si analogji kartëmonedhat euro, të cilat siç thotë ai, përmbajnë imazhe te urave, e të cilat janë të hapura.

Prandaj, pyet Musliu, “po në lidhje me urën kryesore të Mitrovicës në Kosovë?”

“#Urat u krijuan për të përfaqësuar imazhet në pjesën e pasme të kartëmonedhave #euro. Asnjë prej tyre nuk është e mbyllur!

@Europarl_EN po në lidhje me urën kryesore të #Mitrovicës në #Kosovë?

Hapja e urës do t'i shërbejë jetës multietnike! Mbajtja e mbyllur do të mbajë serbët e veriut në geto!”, shkruan ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024