Nis procesi i votimit në Himarë, Tavo dhe Gjikura në garë për kryetar bashkie
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Votimi në Himarë për kryetar bashkie, ka nisur sot normalisht.

Banorët e Himarë në Shqipëri kanë nisur të votojnë në qendrën e votimit tek shkolla greke në Himarë. Ata kanë pritur derisa është hapur qendra e votimit.

Në garë për postin e kryetarit të Bashkisë së Himarës është Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikuria i opozitës.

Të dy kandidatët do të përballen “kokë më kokë”, teksa zgjedhjet e sotme pritet të kthejnë qetësinë në Himarë pas sagës që nisi në 2023 me arrestimin e Fredi Belerit dhe më pas edhe të kryetarit në detyrë, Jorgo Goro, shkruan Tch, transmeton KosovaPress.

Në Himarë janë 36 qendra e votimi, tek të cilat u përfundua shpërndarja e materialeve zgjedhore, kjo sipas njoftimit të kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit. 52 policë do të jenë në qendrat përkatëse të votimit për mbarëvajtjen e situatës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024