Lautaro Martinez shkurton pushimet për të ndihmuar Interin
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Lautaro Martinez pritet të kthehet herët nga pushimet e tij pasi fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën, në mënyrë që të mund ta fillojë sezonin e Interit me këmbën e djathtë.

Kapiteni duhej të merrte edhe disa ditë pushim, pasi ekipi i tij shkoi deri në turneun e verës në SHBA dhe ngriti trofeun, pas triumfit të Kupës së Botës 2022 në Katar, raporton KosovaPress.

Megjithatë, “Sky Sport Italia” raporton se Lautaro Martinez pritet të kthehet nesër në shtëpinë e tij në Milano në vend që të presë deri më 8 gusht.

Është një gjest dashurie për skuadrën e tij dhe po ashtu e nxjerr nga problemet trajnerin Simone Inzaghi, sepse Mehdi Taremi ka 2-3 javë jashtë fushës për shkak të një dëmtimi muskulor.

Me Marcus Thuram që sapo u kthye dje nga pushimet e tij pasi luajti për Francën në EURO 2024, ka pak opsione përpara.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024