Moti për vikend
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Mot i ndryshueshëm pritet të merr gjatë dy ditëve të fundit të kësaj jave mbi vendin tonë.

Nesër parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe stuhi lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 28-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.

Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, të cilat më të fokusuara mund të jenë  rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

Indeksi i rrezeve ultraviolet do të jetë i lartë, andaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Sonte si pasojë e zhvillimit të vranësirave në disa zona të vendit, kryesisht juglindje dhe veriperëndim parashihen riga afatshkurta të përcjella me riga shiu me stuhi dhe mundësi edhe për reshje breshëri, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024