Juventusi i futet garës për Brojën
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Juventusi ka filluar seriozisht duke konsideruar një lëvizje për sulmuesin e e Chelseat, Armando Broja, pasi ata kërkojnë të zëvendësojnë Arkadiusz Milikun. “Bianconerët” kanë vendosur sulmuesin shqiptar në listën e transferimeve pasi ata kërkojnë të rigjallërojn skuadrën nën drejtimin e trajnerit të ri Thiago Motta.

Broja nuk është pjesë e projektit të ri të Enzo Maresca në Chelsea dhe klubi është i prirur të gjejë një blerës për sulmuesin në javët e ardhshme, duke preferuar një transferim përfundimtar sesa një marrëveshje huazimi. Aktualisht nuk ka oferta konkrete për 22-vjeçarin, duke e lënë të mbështjellë në dyshime të ardhmen e tij.

“Gazzetta dello Sport” raporton se Juventusi ka filluar të mendojë për të bërë një lëvizje për Brojën në ditët në vijim, i etur për të gjetur një zëvendësues të besueshëm për Milik në skuadrën e re të Motta-s, përcjellë KosovaPress.

“Zonja e Vjetër” po mendon të propozojë një marrëveshje huazimi me një opsion blerjeje të bashkangjitur, duke shpresuar se mungesa e konkurrencës do t'i bëjë blutë më të hapur ndaj këtij stili marrëveshjeje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024