Diplomimi i policëve të rinj, familjarët: S’kemi të gjallë pa Policinë e Kosovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

“S’kemi të gjallë pa këta” thonë familjarët e gjeneratës së 60-të të Policisë së Kosovës, ku sot diplomuan 448 prej tyre.

Ata u shprehën krenarë me arritjet e djemve dhe vajzave të tyre, duke tejkaluar sfidat për tu bërë pjesë e Policisë së Kosovës.

Nëna e një polici të sapo diplomuar, Atifete Elezaj thotë se djali i saj sot realizoi ëndrrën e tij të fëmijërisë për të veshur uniformën policore dhe për ta kryer detyrën e tij.

"Është ditë shumë e veçantë. Më në fund iu realizua ëndrra që e ka pasur qysh si fëmijë që ka qenë i vogël dhe erdhi momenti që po e presim këtë ditë shumë të mirë. Jam shumë e kënaqur, iu uroj fat dhe suksese, punë të mbarë dhe të palodhshme. Shumë gjenerata të mira, polici e mirë, e rregullt, e suksesshme në çdo veprim që e marrin", thotë Elezaj.

Ndërkaq, Ismajl Tërbunja u shpreh krenar me rastin e diplomimit të mbesës së tij, për çka thekson se pa Policinë e Kosovës “nuk kemi të gjallë”.

Por përtej kësaj, familjarët thonë se duhet përmirësuar kushtet për Policinë e Kosovës, duke përfshirë pagat dhe të tjerat në mënyrë që ata të kenë mundësi ta kryejnë punën e tyre siç duhet.

Isa Berisha u shpreh se Policia e Kosovës tashmë gëzon respektin më të madh nga populli, derisa tregon se sot nipi i tij ishte njëri nga 448 policët e rinj të diplomuar.

Ndërkaq, Muhamet Shala thotë se ardhmëria e vendit tonë është Policia e Kosovës.

Sot përmes një ceremonie, kanë diplomuar 448 policë të gjeneratës së 60-të të Policisë së Republikës së Kosovës, me ç’rast morën pjesë personalitete të larta shtetërore të vendit tonë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim....

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024