Tahiri: Sesioni pranveror i Kuvendit, periudhë e fitoreve të betejave kushtetuese të PDK-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Partia Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës për grupin parlamentar të Partisë Demokratike ka qenë periudhe e fitoreve të betejave kushtetuese për të mbrojtur sipas tyre interesin publik dhe vlerat e shtetit demokratik të Republikës së Kosovës.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri ka përmendur iniciativat për Komisione Hetimore.

Tahiri tha se punë efektive gjatë këtyre 7 muajve kanë qenë rreth 3 muaj e gjysmë si rezultat i dështimeve të një pas njëshme të seancave të Kuvendit të Kosovës.

Tahiri ka folur edhe për komisionin Hetimor për subvencionimin e librave shkollore në të cilin sipas tij janë dëshmuar pretendimet e tyre.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së ka folur edhe për fitimin e betejave kushtetuese të tyre.

“Beteja e parë që ka të bëj me Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ishte një iniciativë që binte ndesh me rendin tonë kushtetues që Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë pretendimeve tona. Dhe, në anën tjetër ishte edhe Ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës, e cila ishte një iniciativë për ta rrënuar shërbimin civil në Republikën e Kosovës, një investim 20 vjeçar si nga fondet tona si taksapagues të shtetit dhe nga fondet e BE”, tha Tahiri.

Tahiri ka folur edhe rreth incidentit të presidentes Vjosa Osmani në Shkup duke thënë se përfaqësuesit diplomatikë duhet të japin njoftime se për çfarë incidenti bëhet fjalë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024