Interit i lëndohet blerja e re
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas një fillimi të shkëlqyer të jetës në Inter, Mehdi Taremi ka pësuar një dëmtim muskulor dhe pritet të mungojë në fillimin e sezonit 2024-25 në Serie A. Sulmuesi 32-vjeçar iranian nënshkroi zyrtarisht për ‘Nerazzurrët’ muajin e kaluar pasi u largua nga Porto si transferim i lirë dhe ai është i impenjuar menjëherë në përgatitjet e tyre parasezonale, duke shënuar pesë gola në tri ndeshje miqësore.

Duke nënshkruar një kontratë trevjeçare, Taremi pritet të luajë një rol si rezervist për sulmuesit kryesor të Interit, Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram, përcjellë KosovaPress.

Interi konfirmoi se Taremi pësoi një tendosje muskulore në kofshën e majtë, një dëmtim që do ta mbajë jashtë fushës për rreth 10-15 ditë. Ndeshja e parë e klubit në sezonin e ri të Serisë A fillon kundër Genoas më 17 gusht dhe ai tani pritet të mungojë në  këtë ndeshje.

Shpresa është që sulmuesi 32-vjeçar të jetë mjaftueshëm në formë për të marrë pjesë në ndeshjen e dytë të sezonit kundër Lecce-s më 24 gusht .

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024