Nënshkruhen dy marrëveshje mbi 60 milionë euro për financimin e projektit të energjisë solare
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Bekir Gërguri kanë nënshkruar dy marrëveshje me vlerë totale mbi 60 milionë euro për financimin e projektit të energjisë solare I (Solar4Kosovo).

“Ky projekt parasheh ndërtimin e një impianti fotovoltaik diellor me kapacitet të instaluar deri në 100 MW, që do të prodhojë rreth 152 GWh energji në vit. Synimi kryesor është rritja e prodhimit të energjisë nga burimet e ripërtëritshme dhe ulja e ndikimit në ambient nga prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë”, thuhet nw njoftimin e ministrisw.

Pjesë e projektit është instalimi i paneleve solare në fushat e ish-deponisë së hirit të KEK-ut, afër termocentraleve.

“Para instalimit, rreth 150 hektarë të ish-deponisë së hirit në afërsi të Kosova A dhe deponisë së hirit "Dragodan" do të rivitalizohen. Përveç kapacitetit të shtuar për prodhimin e energjisë elektrike, ky projekt do të ndihmojë KEK-un në rritjen e nivelit të menaxhimit të burimeve të energjisë, si dhe në zhvillimin e kapaciteteve për investime në burime të diversifikuara të energjisë në të ardhmen”, thuhet tutje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024