Ngjarjet e datës 2 gusht
Lexohet për: 2 min.
ngjarjetedites
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Promovohet libri monografik "Slivova në rrjedhat e historisë" me autor Lutfi Isufi. (Galeria e Arteve Ferizaj, ora 10:00)

Mbahet Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 60-të të Policisë së Republikës së Kosovës. Pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare. (Salla “1 Tetori” në Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e përurimit të zgjerimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, konkretisht hapja e katër portave të reja për të akomoduar trafikun e shtuar të udhëtarëve. (Terminali i udhëtarëve porta 108, ora 11:15)

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, mban konferencë për media për përmbylljen e sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës. (Holli i Kuvendit, ora 13:00)

Anëtarja e Bordit të AGK-së, Blerta Dalloshi - Berisha, do të paraqesë në Prokurorinë e Apelit, ankesën kundër vendimit të prokurorit, Kastriot Berisha, që ka hedhur poshtë kallëzimin penal për sulmin e mbrojtjes së afërt të kryeministrit Kurti, Bardhyl Rrustemi, ndaj saj.  (Ora 14:00)

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 14:30)

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog, do të vizitojë muralin artistik në Prizren të mbështetur nga BE-ja. (Prizren, ora 18:15)

Rame Lahaj International Opera Festival mban gala mbrëmje ‘Rame Lahaj & Friends’. (Sheshi “Skënderbeu” Prishtinë, ora 20:30) 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024