​“Talent më të mirë nuk ka”, Batatina: Yamal te Spanja, Guler te Turqia e Elvir Gashijani te Kosova
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka cilësuar futbollistin e tij, Elvir Gashijanin si talentin më të madh në Kosovë.

Duke folur pas barazimit të sotëm të Llapit me Brondbyn në Ligën e Konferencës, Batatina kishte vetëm lëvdata për Gashijanin, raporton KosovaPress.

Madje, Batatina shpreson se ylli i Llapit i ka rënë në sy të trajnerit të Kosovës, Franco Fodas.

“Në eliminim ndikoi ndeshja e parë kur humbën thellë. Gjithsesi më gëzon faktin se Llapi po prodhon talenta dhe sot e patë ju Elvir Gashjanin i cili besoi që ka rënë në sytë e selektorit. Gashijani është Zhegrova i dytë dhe ai duhet të jetë zëvendësuesi i tij në Kosovë”, tha Batatina.

“Nëse e shohim se cilët talenta janë zbuluar sivjet në futboll, ka qenë Lamine Yamal te Spanja, Arda Guler te Turqia dhe Elvir Gashijani te Kosova”, shtoi më tej trajneri i Llapit. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024