Sëpatat e diktaturës vazhdojnë të hedhin një hije të errët mbi botën demokratike. Injorimi i këtyre akteve i forcon këto diktatura, duke i bërë ato një kërcënim serioz për të gjithë botën. Serbia, si një nga kontribuuesit kryesorë në këtë, po bëhet fitili i bombës së Kremlinit, gati për të shpërthyer brenda Perëndimit.
Kështu thuhet në një analizë nga Agim Musliu – drejtor në Institutin për Studime të Luftës Hibride “Octopus”.Gjatë udhëheqjes së Nicolas Maduro, vajzat e reja detyroheshin të prostitucionin për të siguruar ushqim. Një vend i pasur me burime natyrore është reduktuar në varfëri ekstreme, më keq se disa vende afrikane. Aktualisht, 94% e popullsisë së Venezuelës jeton në varfëri, ndërsa 74% janë në varfëri ekstreme, të paaftë për të siguruar furnizime të rregullta ushqimore, ka thënë Musliu.
Përafërsisht 300 mijë gra venezuelase gjatë sundimit të Maduro janë detyruar të punojnë si prostituta në kufirin me Kolumbinë për të siguruar ushqim për veten dhe familjet e tyre. Pavarësisht se është gjithashtu një vend i varfër, Kolumbia është më pak e varfër se Venezuela, përkujton kreu i “Octopus”-it .Kjo qeveri mashtruese e Venezuelës, e cila kontrollon dhe vjedh pasurinë për një grusht njerëzish, i ofron Rusisë gjithashtu një pozicion strategjik si aleat në Amerikën Latine, duke treguar se autokracitë moderne dhe diktaturat e sponsorizuara nga Rusia janë edhe më të këqija se nazizmi i Adolf Hitlerit.
Musliu thotë se presidenti rus dëshiron të njëjtën situatë në Ballkan dhe synon ta shtyjë këtë strategji me çdo kusht përmes përfaqësuesit të saj Serbisë dhe vartësit të saj Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq nuk uron askënd kot, andaj, urimet e tij për Maduro tërheqin vëmendjen edhe një herë për përfshirjen strategjike të Serbisë në planet euro-aziatike të Kremlinit dhe kontributin thelbësor të Vuçiq në zbatimin e këtyre planeve.
Duhet të kujtojmë se ashtu si në Venezuelë, Vuçiq dhe grupi i tij manipuluan zgjedhjet në Serbi. Pavarësisht kritikave nga raportet ndërkombëtare si ato nga OSBE-ODIHR dhe organizata të tjera, Perëndimi mbylli një sy dhe i pranoi këto zgjedhje si legjitime.
Bashkëpunimi me Vuçiq është i njëjtë si me Putin, dhe klonimi i këtyre të dyjave nuk do të krijonte një marrëdhënie më të ngushtë politike dhe strategjike.
“Ruajtja e demokracisë, lirisë dhe zhvillimit njerëzor sot nuk është më një çështje e izoluar, por një çështje e hapur e ndikimeve globale”, përfundon ai.