Bislimi-Fetai diskutojnë për fuqizimin e marrëdhënieve Kosovë-Maqedoni e Veriut
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, priti sot në takim zëvendëskryeministrin për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë të Maqedonisë së Veriut Arben Fetai, me të cilin diskutoi rreth thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe forcimit të urave të bashkëpunimit.

Në komunikatën për media thuhet se në takim u veçua bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, infrastrukturës me theks bashkëpunimit në projektet ndërkufitare, por edhe turizmit, si dhe u trajtua rëndësia e avancimit të rrugëtimit në procesin e integrimit evropian të dy vendeve.

Duke e falënderuar për takimin e frytshëm, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu gatishmërinë në fuqizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore Kosovë-Maqedoni e Veriut, por edhe bashkëpunimit rajonal. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024