Policia e Kosovës më 31 korrik 2024, rreth orës 02:18 në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj ka ndaluar A.J. (21), banues në Kosovë dhe B.S. (24), banues në Zvicër, të cilët me veturat e tyre po bënin gara të shpejtësisë, duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.
Ndaj tyre policia shqiptoi nga 500 euro gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit, pesë pikë negative për shoferin e parë dhe masën mbrojtëse heqje e patentë shoferit me nga një vit për të dy shoferët.
Policia apelon te shoferët e automjeteve të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit, pasi veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë.
Njëherësh, u bën thirrje qytetarëve të raportojnë kundërvajtjet në stacionin më të afërt policor, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Të dhënat e tyre do të ruhen në konfidencialitet të plotë.