Hezbollahu zotohet për përgjigje ‘reale’ ndaj Izraelit pas vdekjes së komandantit në Bejrut
Bota
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, Hassan Nasrallah u zotua për një “përgjigje të vërtetë” ndaj një sulmi ajror izraelit që vrau komandantin e grupit Fouad Shukr në kryeqytetin libanez, Bejrut.

Tel Avivi fajësoi Shukr për sulmin me raketë të së shtunës që vrau 12 njerëz në qytetin Majdal Shams në Lartësitë Golani, megjithëse Hezbollahu ka mohuar çdo përgjegjësi.

“Ne po planifikojmë një përgjigje reale dhe të mirëllogaritur, jo thjesht simbolike”, tha Nasrallah në një fjalim televiziv gjatë funeralit të Shukr.

Vrasja e Shukr u pasua menjëherë nga vrasja e shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran të mërkurën herët, në një sulm që fajësoi Izraelin. Tel Avivi ende nuk e ka konfirmuar apo mohuar përgjegjësinë.

Udhëheqësi i Hezbollahut akuzoi Izraelin për vrasjen e Shukru, duke thënë se “ajo që ndodhi në periferinë jugore të Bejrutit ishte një akt agresioni, jo një reagim.”

Nasrallah tha se “Hezbollahu do të rifillojë operacionet e tij të rregullta ushtarake kundër Izraelit të premten.”

Duke iu përgjigjur akuzës së Izraelit për shënjestrimin e Majdal Shams, Nasrallah pohoi se hetimi i brendshëm i grupit konfirmoi se Hezbollahu nuk e kreu sulmin.

“Po ta kishim bërë, qoftë edhe gabimisht, do ta kishim shpallur,” tha ai.

Frika është rritur për një luftë të plotë midis Izraelit dhe Hezbollahut mes një shkëmbimi disa mujor të zjarrit ndërkufitar. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024