Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka reaguar ndaj Qeverisë për çështjen e pagave dhe zhvillimeve në Trepçë. Në reagim thuhet se: Duke pas parasysh gjendjen në të cilen ndodhemi minatorët gjithmone kane qene dhe jane te gatshem per llogaridhenie, por se pari nuk jemi ne minatoret ata te cilet duhet te japim llogari per menxhimin dhe financat e ndermarrjes.
“Minatorët e kanë dëshmuar me punë dhe përkushtim obligimin që e kanë pasur, pra prodhimin sa më të lartë edhe pse pa kushtet elementare për punë siç është siguria në punë që çdo herë kemi qenë të rrezikuar. Ata të cilët duhet të japin llogari në vijë të parë është menxhmenti dhe bordi të cilët gjithmonë i ka emruar Qeveria, pra aty është vendi ku duhet kërkuar përgjegjesia dhe llogaridhenia”, thuhet në reagim.“Kuptojeni nuk jemi duke kërkuar diqka jo legjitime, po e kërkojmë shpagimin e mundit tonë, pra pagën që buron nga Ligji i Punës. Mos i denoni minatorët, kërkoni llogaridhnie nga ata që keqmenaxhuan”, thuhet në fund të reagimit sindikatës.
Janë bërë gati tri javë ditë nga hyrja në grevë e minatorëve të minierës së Stan Tërgut të ndërmarrjes publike “Trepça”, për shkak të mosrealizimit të pagave të muajit qershor dhe shujtave ushqimore.https://kosovapress.com/minatoret-pa-paga-sindikata-qeveria-nuk-ka-interesim-per-fatin-e-minieres
https://kosovapress.com/minatoret-pa-paga-qeveria-ka-nje-pergjigje-per-ta