Sveçla: Nuk duhet të lejojmë që vendet e treta të vështirësojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla sot në takim me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Pançe Toshkovski në Shkup derisa komentoi rastin e arrestimit të Burim Ramadanit tha se nuk duhet të lejohet që vendet e treta të vështirësojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve.
I pyetur se pse kërkon që Ramadani të mos ekstradohet në Serbi, ndërsa Kosova nuk i dorëzon Maqedonisë së Veriut dy personat e dënuar për terrorizëm, Sveçla u përgjigj se për ekstradimin e dy personave në fjalë është e udhës që të pyetet Ministria e Drejtësisë e cila e mbulon këtë fushë.
“Për rastin e të cilët pyetët është udhës që të pyetet Ministria e Drejtësisë e cila e mbulon këtë fushë. Për rastin e kërkesës së Serbisë për ekstradimin e qytetarit tonë për rastin e njëjtë është deklaruar vetë gjykata e Maqedonisë së Veriut. Do të thotë se ne jemi të gatshëm që të punojmë si dy vende mike”, tha Sveçla, shkruan Alsa.M. transmeton KosovaPress.
Ramadani është arrestuar nga Policia e Maqedonisë së Veriut më 17 korrik, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia. Ndaj të njëjtit menjëherë të nesërmen është caktuar masa e paraburgimit ekstradues prej 30 ditësh me vendim të Gjykatës Themelore në Shkup.
https://kosovapress.com/arrestimi-i-ish-ushtarit-te-uck-se-ne-maqedoni-avokatet-nuk-besojne-se-do-te-ekstradohet-ne-serbi
https://kosovapress.com/protesta-ne-ferizaj-kerkohet-lirimi-i-blerim-ramadanit