Caktimi i datës së zgjedhjeve, nis takimi i liderëve politikë me presidenten Osmani
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka nisur takimi i presidentes, Vjosa Osmani me liderët e partive politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të rregullta parlamentare.

Mirëpo në takim mungoi kryetari i LVV-së, Albin Kurti, njëherësh kryeministër i vendit si dhe nuk kishte asnjë përfaqësues të partisë në pushtet.

Prezent në takim janë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe përfaqësues të partive të tjera politike.

Pas takimit pritet të mbahet konference për medie nga presidentja Vjosa Osmani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024