​Kërcënimet me vdekje e detyrojnë Di Marian të braktisë rikthimin te Rosario
Sport
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ylli argjentinas Angel Di Maria tha se kërcënimet me vdekje ndaj familjes së tij në Rosario e kishin detyruar atë të ndryshonte mendjen për t'u rikthyer në klubin e tij të fëmijërisë Rosario Central.

Di Maria ishte në shënjestër në atë që autoritetet argjentinase e kanë përshkruar më parë si një përpjekje për shfaqje të pushtetit nga organizatat kriminale në Rosario, e cila ka parë një rritje të dhunës së lidhur me drogën dhe bandat, raporton KosovaPress.

Anësori, i cili u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar pasi fitoi trofeun e tij të dytë të Kupës së Amerikës në fillim të këtij muaji, tha se kishte dashur ta përfundonte karrierën e tij në klubin e qytetit të tij të lindjes pasi u largua nga skuadra portugeze Benfica.

Raportet për një shënim kërcënimi me vdekje të hedhur në pronën e familjes së Di Marias u shfaqën në mars dhe Di Maria tha se familja e tij nuk kishte raportuar ndonjë kërcënim tjetër në polici nga frika.

"Kishte një kërcënim në biznesin e motrës sime, një kuti me kokë derri dhe një plumb në ballë dhe një shënim që thoshte se nëse kthehesha në Rosario Central, koka tjetër ishte ajo e vajzës sime Pia", Di Maria i tha një stacioni televiziv në Rosario të martën.

"Ata muaj ishin të tmerrshëm... ne mund të uleshim vetëm aty dhe të qanim çdo natë se nuk ishim në gjendje ta realizonim atë kthim të ëndrrës", shtoi më tej Di Maria.

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi ishte gjithashtu një objektiv i kërcënimeve vitin e kaluar. Forcat federale të sigurisë të Argjentinës u vendosën në Rosario në mars dhe guvernatori Maximiliano Pullaro tha në fillim të këtij muaji se protokollet ishin zbatuar për të garantuar sigurinë e figurave publike.

“Është mungesë respekti të flasësh për sigurinë dhe protokollet për mua kur njerëzit nga Rosario nuk mund të dalin në punë, nuk mund të presin autobusin pa u grabitur apo vrarë për një çantë shpine”, shtoi Di Maria.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024