Minatorët pa paga, Bordi i Trepçës: Po punojmë intensivisht për t’i tejkaluar vështirësitë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Udhëheqja e ndërmarrjes Trepça Sh.A. po punon intensivisht për të tejkaluar vështirësitë financiare, në mënyrë që punëtorët të marrin pagat dhe minatorët t’i kthehen punës në minierën me flotacion Trepça-Stan Tërg.

“Bordi Mbikëqyrës i cili ka marrë detyrën këtë muaj, po punon ngushtë me menaxhmentin për të zbatuar një plan veprimi emergjent dhe po zhvillon komunikim të vazhdueshëm me aksionarët-Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe punëtorët, për të mundësuar një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate”, thuhet në komunikatën e ndërmarrjes.

Më tutje në njoftim, thuhet se Bordi Mbikëqyrës ka treguar përkushtimin e vet, duke takuar organizatën dhe përfaqësuesit e punëtorëve që në marrje të detyrës dhe duke i njoftuar në vazhdimësi për planin dhe veprimet e shpejta që priten të merren.

“Udhëheqja e ndërmarrjes e kupton rëndësinë e kërkesës së minatorëve dhe po punon me përkushtimin më të lartë për t’u dhënë përgjigjen e duhur, për të rifilluar punën e minierës me flotacion Trepça-Stan Tërg dhe për të stabilizuar operimet e ndërmarrjes.Vërejmë se gjendja financiare është rënduar nga performanca e ultë e prodhimit, humbjet dhe borxhet e grumbulluara. Tejkalimi i situatës kërkon reforma të menjëhershme që sjellin stabilitet operativ dhe financiar”, thuhet më tutje në komunikatë.

Ndryshe, minatorët e Trepçës, kanë pothuajse që dy muaj pa i marrë pagat e tyre.

Ndërsa, nesër Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, mban takim me minatorët, pas situatës së krijuar dhe vështirësive financiare

https://kosovapress.com/minatoret-pa-paga-sindikata-qeveria-nuk-ka-interesim-per-fatin-e-minieres

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024