Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi ka reaguar në “Facebook” pasi që Laura Fazliu e fitoi medaljen e bronztë në xhudo në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Fazliu i solli Kosovës medaljen e dytë nga Lojërat Olimpike Paris 2024, pas medaljes së argjendtë të Distria Krasniqit, raporton KosovaPress.“Sot, më shumë se kurrë, ndjej një krenari të thellë dhe një emocion të papërshkrueshëm. Kosova, vendi ynë i vogël, por me zemër të madhe, ka shkëlqyer përsëri në skenën ndërkombëtare të sportit. Kjo është falë një luftëtareje të jashtëzakonshme, një kampioneje që ka shkruar historinë me germa të arta – Laura Fazliu.
Laura, të përgëzoj nga zemra për medaljen e bronztë që fitove në Lojërat Olimpike! Ti ke arritur një sukses madhor, një ëndërr që shumëkush e sheh, por vetëm pak e përjetojnë. Ky triumf është një dëshmi e punës së palodhshme, përkushtimit dhe talentit tënd të jashtëzakonshëm. Në ty shohim shembullin e vërtetë të guximit, vendosmërisë dhe pasionit.Laura, ti je frymëzim për gjeneratat e reja. Përmes arritjeve të tua, i ke dhënë Kosovës një identitet të ri në hartën botërore të sportit. Ti ke treguar se kur ëndrrat kombinohen me punë të palodhur dhe përkushtim, çdo gjë është e mundur.
Falë teje dhe të gjithë sportistëve tanë, flamuri i Kosovës valëvitet lart, ndërsa zemrat tona rrahin me krenari. Urime edhe një herë për këtë arritje historike dhe faleminderit që na bëre të ndihemi kaq krenarë”, shkroi Krasniqi në “Facebook”.