"Krenari e jashtëzakonshme", presidentja Osmani pas medaljes së Fazliut: Faleminderit pafundësisht!
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Xhudistja jonë, Laura Fazliu i ka sjellë Kosovës medaljen e parë të bronztë olimpike, pas triumfit para pak çastesh në finalen e repesazhit të Lojërave Olimpike Paris 2024.

Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Laura Fazliu e ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike Paris 2024, raporton KosovaPress.

Në luftën për medaljen e bronztë, Fazliu triumfoi me Waza-Ari ndaj xhudistes kroate, Katarina Kristo.

Pas suksesit në Paris 2024 të Laura Fazliut, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar tani në “Facebook”.

“Medalja e dytë olimpike për Kosovën. Krenari e jashtëzakonshme që na sollën xhudistja Laura Fazliu, trajnerja e saj Majlinda Kelmendi dhe maestro Toni Kuka. Faleminderit pafundësisht!”, shkroi Osmani në “Facebook”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024