Paneli i Gjykatës Supreme, që funksionon në kuadër të Gjykatës Speciale në Hagë, ia ka rikthyer sërish Apelit rastin e Salih Mustafës dhe dënimin ndaj tij për krime lufte.
Mustafa, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është dënuar fillimisht në dhjetor të vitit 2022, me 26 vjet burgim, për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë në periudhën janar 1998 - dhjetor 2000.
Gjykata e ka selinë në Hagë të Holandës, por funksionon sipas ligjeve të Kosovës.Mbrojtja e ligjshmërisë është mjet juridik, përmes së cilit synohet të korrigjohet ndonjë gabim potecial në procedurë gjyqësore.
“Paneli është i mendimit që paneli i Apelit duhet të ketë mundësi për të vlerësuar nëse dënimi prej 22 vjetësh burgim për Mustafën është ende i arsyeshëm, pas jurisprudencës së analizuar”, është thënë mes tjerash në vendimin e Supremes.
Sipas Gjykatës, viktimat kanë qenë kryesisht shqiptarë të Kosovës, të cilat kanë pësuar dëme nga shqiptarë tjerë të Kosovës.
Gjyqi ndaj tyre është duke vazhduar.
Më herët, nga Dhomat e Specializuara në Hagë janë dënuar ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për pengim të administrimit të drejtësisë, por më pas janë liruar me kusht./REL