Boksierja Donejta Sadiku nuk ka arritur të rrëmbejë medalje olimpike në Lojërat Olimpike që po zhvillohen ë Paris pasi ajo u ndal në luftën e dytë të saj, por pati paraqitje dinjitose në të dy meçet.
Pas përfundimit të kësaj aventure, ka reaguar trajnerja e Sadikut, Marjola Sallauka e cila ka lavdëruar paraqitjen e saj.
Më tutje ajo është shprehur e bundur se e ardhmja e Donjetës është e ndritur dhe se do të sjellë shumë medlaje të tjera, raporton KosovaPress.
“Një fitore të madhe e arrite në garën më të madhe botërore, e dje ju tregove te gjithëve se si luftohet, edhe pse në këtë pikë nuk ke pse i dëshmon askujt asgjë, në një moshë të re që je tanimë ke shkruar shpesh histori për boksin e Kosovës. Jam krenare me ty e me luftërat tua sepse vetëm un e di që dhe gjithçka nga vetja për këto meçe, ashtu deshi fati dhe nuk munde të jesh 100% yt. E njoh shpirtin tënd luftarak prandaj e di që nuk dorëzohesh, do të jesh edhe më e fortë, e së bashku do ta arrijmë çdo medalje. Faleminderit Kosovë , e kemi ndjerë më shumë se kurrë mbështetjen tuaj. Shihemi në garat e ardhshme”, ka përfunduar Sallauka.